E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emri/ Pas prangosjes së dhëndrit, SPAK lëshon urdhër arrest edhe për kunatin e vajzës së ish-deputetit

Në mesin e urdhër arresteve të lëshuara nga SPAK në kuadër të operacionit për goditjen e 7 grupeve kriminale është edhe emri i Vinçenc Tukut ish drejtor i IVMT në bashkinë Lezhë, vëllai i dhëndrit të Arben Ndokës ish-deputetit të PS-së.

Një ditë më parë është arrestuar në Itali, Arian Tuku. Nga hetimet e SPAK rezulton se Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën (Aleksandër Deda) i njohur si “Leksi i Druve”.

Atentati ndaj Alkes Ndrekës, ndodhi pasditen e 1 dhjetorit 2020 në autostradën Lezhë-Laç. Ndreka mbeti i plagosur me një plumb në gjoks.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›