E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emri/ Plagoset me thikë në gjoks dhe dorë 16-vjeçari, zbardhen detajet paraprake

Një 16-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se i mituri u paraqit në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plagë thike.

16-vjeçari i identifikuar si P.Lapa, ka marrë dy plagë në gjoks dhe dorë.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur plagosja e të miturit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2. Policia ndodhet në vendngjarje për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të saj./m.j

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›