E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emri/ Të shtëna me armë në Bulqizë: Qëllohet në drejtim të automjetit të parkuar

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë në këtë mesditë. Mesohet se është qëlluar në drejtim të një automjeti të raportuar.

Autori i dyshuar është identifikuar si Fadil T. Nuk raportohet për persona të lënduar.

Njoftimi:

Bulqizë/informacion paraprak

Rreth orës 17.30, në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë,  shtetasi F.T., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar,  në pronësi të shtetasit A.P.

Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.Shërbimet e Drejtorisë Vendore të  Policisë Dibër dhe ato të Komisariatit Bulqizë, po kontrollojnë zonën me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./m.j

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›