E Enjte, 5 Nëntor 2026

Emri/ Vrasja e policit në Fier, pista e gjakmarrjes: I ati efektiv vite më parë kishte vrarë një person në Has

Një nga pistat e hetimit është ajo e gjakmarrjes, pasi shumë vite më parë dyshohet se I ati edhe ai efektiv policie ka  vrarë një person.

Ngjarja ka ndodhur vite më parë në zonën e Hasit, ku dhe familja  Cenalia ka jetuar më përpara.  Dyshohet se babai i viktimës ka vrarë Sali Harhudhën në Has.

Asllan Cenalia, gjithashtu me detyrë polic i sallës operative, ka vrarë fqinjin e tij Sali Arhulla.

Asllan Cenalia mësohet se ka marrë pafajësi për krimin e kryer gjatë vitit të trazirave.

Mbetet e paqartë nëse vrasja e Novruz Cenalisë ka ndodhur për arsye gjakmarrje.

Mbetet për tu verifikuar nëse ka patur hetim nga gjykata lidhur me këtë krim dhe çfarë ka ndodhur më tej./m.j

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›