E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emri i Maqedonise te zgjidhet ne samitin e NATO-s

Grindja midis Athines dhe Shkupit shkaktoi shume komplikime nderkombetare dhe te brendshme dhe per kete arsye emri duhet te zgjidhet ne Samitin e NATO-s ne nentor thuhet ne konkluzionet e raportit me te ri te Qendres per Studime Strategjike dhe Nderkombetare ne Uashington.

Bllokadat bojkotet embargot dhe konfliktet politike te cilet do te mund te nxisnin tensione nacionaliste te metutjeshme mes dy vendeve duhet te zgjidhen sa me shpejte. Maqedonia duhet te jete pjese e agjendes se Samitit te NATO-s ku edhe do te zgjidhej kontesti i emrit vlereson Kurt Volker analiste i qendres per studime strategjike.

Ai me tej ka shtuar se Mendoj se eshte tragjike qe nje emer i thjeshte u be pengese per nje te ardhme me te mire te disa miliona njerezve. Eshte e turpshme qe qytetaret e Maqedonise nuk u vendosen ne binaret e anetaresimit ne NATO nen emrin e vjeter ashtu si ishte e parapare ne Marreveshjen e Perkohshme te vitit 1995 deklaroi Voker ish-ambasador i SHBA-ve ne NATO.

Sipas tij per NATO-n do te ishte sukses i madh nese do te mund ta anetaresonte Maqedonise dhe me kete do te ndikonte ne stabilitetin e Ballkanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›