E Diel, 1 Nëntor 2026

(Emri)Arsenali në Fushë Krujë, mjeti i autorëve dyshohet se doli nga shtëpia e tij…

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati që ndodhi në afërsi të aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur Muçi Shaljani.

Në banesën e kontrolluar sot në zonën e Niklës, ku u gjet një arsenal armësh besohet se ka dalë edhe automjeti tip “Toyota”, i cili është përdorur nga autorët e ngjarjes së rëndë.

Gazetarja Vanesa Rrahmani bën me dije se është shpallur në kërkim Ylli Zalla, pasi në banesën e tij janë zbuluar armë automatike, mitralozë, granata, fishekë të kalibrave të ndryshëm, fitil zjarr-përcjellës si dhe lëndë plasëse të lidhura me celularë për shpërthime në distancë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›