Ende i paqarte mesazhi i protestes Zaptimi i Wall Street-it

Pare nga larg protesta Zaptimi i Wall Street-it ne Nju Jork duket se eshte nje grumbullim njerezish qe sillen rrotull. Por nje veshtrim me i kujdeshem shfaq pamjen e nje grupi te perzier individesh - disa te veshur mire e te fisem disa te crregullt e origjinale ne paraqitjen e tyre ka nga ata qe vijne verdalle e ata qe jane te impenjuar muzikante dhe tamburexhinj- fatkeqesia e banoreve te zones prane pastrues e hamalle te hallaktur gjumashe njerez me maska kengetare ne karriere si dhe ata qe i bashkohen peticionit te ngritur prej tyre.
Kamerat perhapen pamjet anemban globit. Xhoel Goldentier e Karolines se Veriut thote se media u perqendrua tek tipat e vecante te protestes duke injoruar mesazhin e saj.
Do te doja te degjoja me shume nga njerezit e thjeshte. Ne se degjon se cfare ata thone secili shfaq pikpamjen e tij ne nje menyre te ndryshme cka tregon se ata nuk thone permendesh nje ideologji te caktuar. Ata flasin hapur e sinqerisht.
Protestuesit nuk i bashkon ndonje ceshtje e perbashket.
Anetaret e sindikates kritikojne praktikat jo te drejta te punes te nje korporate te madhe. Ky njeri do qe te arrestohen bankieret ne emer te Jezu Krishtit. Ky tjetri akuzon politikanet se jane shitur tek korporatat. Te tjere duan qe njerezit te realizojne endrrat e tyre. Keto gra protestojne kunder denimit me vdekje dhe ndaj asaj qe nje prej tyre e quan kontrolli i korporatave mbi arsimin. Keta te rinj i referohen teorise se Konfucit per keperdorimit te pasurise.
Duke e perqendruar inatin e tyre tek Wall Street-i protestuesit ngrene ceshtjen e pasurise. Ata thone se shumica e pasurise kontrollohet padrejtesisht nga 1 e amerikaneve te pasur. Ekonomisti Laurenc Brahm akuzon korporatat se perdorin ndihmesen gjate fushtave elektorale per te blere si shkembim ndere nga politikanet.
E gjithe poltika jone eshte kthyer ne nje ndeshje ku te gjithe bertasin ai eshte socilist ai eshte kapitalist ai eshte republikan ai eshte demokrat. Une jam amerikan. Une dua te shoh vendin tim me mire dhe per mua nuk ka rendesi nese je i majte apo i djathte te dyja krahet kane shkurtuar vende pune. Njerezit jane pa pune ndaj jam ketu.
Flamuri amerikan dhe nje me simbolet e korporatave shumekombeshe valeviten krahas flamurit te zi te anarkise flamujve te Kines Puerto Rikos dhe ... kujtdo tjeter. Kjo i jep pergjigje pyetjes se ngritur Pse je ketu
Ajo qe eshte e perbashket eshte se ne te gjithe duam nje shoqeri me te ndershme me me pak racizem me pak lufte me pak pabarazi mes te pasurve e te varferve.
Wall Street-i i ka injoruar deri tani protestat dhe Uashingtni nuk ka ka folur konkretisht per ankesat e shumta te protestuesve. Levizja nuk ka udheheqes dhe as program ndaj kushdo shpreh shpresat dhe ankthet e tij duke u bashkuar si ta shohe te arsyeshme. Per disa kjo levizje eshte anarki per disa te tjere demokraci...