E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ende ne proces ndertimi argjinaturave ne Shkoder


Pavarësisht se janë duke u investuar 9 projekte antipërmbytje me vlerë 10 milonë dollarë, specialistët e bordit të kullimit në Shkodër shprehen se zona si Oboti, Trushi dhe Baks Rrjolli e kanë të pashmangshme përmbytjen nëse do përsëritet situata e vitit të kaluar dhe banorët duhet të pregatiten.

Drejtori i Bordit te Kullimi Rudolf Rasha shprehet se eshte duke u bere nje pune teper e madhe ne ndertimin dhe rikonstruksionin e nje sere argjinaturash mbrojtese, ku ne disa puna ka perfunduar ndersa ne disa argjinatura si ajo e Dajcit pritet te perfundoje shume shpejt.

Ne lidhje me lumin Buna, drejtori Rasha shprehet se nuk behet fjale te kemi thellim pasi rrezikohet te futet uji i detit.Keto dite Banka Boterore ka inciuar nje projekt te madh qe ka te beje me studimin e gjithe ujrave qe rrethojne Shkodren dhe Nenshkodren.

Drejtuesit e Bordit te Kullimit bejne thirrje qe komunat te japin fonde per te mirembajtur dhe ruajtur argjinaturat dhe kanalet kulluese, qe ndodhen ne zonat e tyre pasi Drejtoria e Bordit te Kullimit nuk mund t'ia dale e vetme ne mbatjen e 60 km argjinature. Ne permbytjen u futen nen uje 14 mije hektare toke dhe 4600 shtepi dhe rreth 31 mije krere gje e gjalle, u mbyten. Demi ne total nga permbytja masive ne Shkoder dhe Nenshkodres, e cila u klasifikua dhe si katastrofa me e madhe natyrore e ndodhur ne Shqiperi 15 vitet e fundit, kishte nje kosto prej 30 milione dollare. Pavaresisht premtimeve ende banoret e demtuar nuk kane marre shperblimet, ndersa nje tjeter sezon me reshje sapo ka nisur.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Rrëzohet gjoba ndaj Top Channel
Gjykata e Apelit kthen per rigjykim “ceshtjen Pango”
Greqi, kriza sjell rritje të numrit të vetëvrasjeve
FMN: Ulet rritja e ekonomisë
Rrugët në veri, të bllokuara
Bregu i Fildishtë njeh Kosovën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›