E Hënë, 2 Nëntor 2026

Enea Jorgji do të vendosë drejtësi në ndeshjen San Marino-Bosnjë Hercegovinë

Një skuadër arbitrash shqiptarë do të vendosë drejtësi në ndeshjen San Marino-Bosnjë Hercegovinë, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Enea Jorgji do të jetë gjyqtari kryesor i ndeshjes që do të luhet të shtunën në orën 20:45, ndërsa Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj asistentët e tij.

Florian Lata do të jetë gjyqtari i katërt i takimit, Kreshnik Bajramaj arbitër i VAR, ndërsa Juxhin Xhaja asistent në VAR.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›