E Enjte, 5 Nëntor 2026

Energjetikë, bankat financuan biznesin me 29 miliardë lekë kredi

Energjetika është një nga sektorët që ka shfaqur rritje të shpejtë të kreditimit, kryesisht në degën e investimeve private dhe koncesioneve në hidroenergji. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, është financuar biznesi për investime në energjetikë, me 29 miliardë lekë kredi, deri në fund të muajit gusht të këtij viti. Sipas BSH-së, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, huadhënia për sektorin energjetik është rritur me 9.2%. Sistemi bankar ka mbështetur shumë projekte koncesionare për ndërtimin e veprave të reja energjetike.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›