E Diel, 1 Nëntor 2026

Energjia CEZ pret parate ngashteti qe te paguaje KESH

TIRANE- Sipas drejtoreshes se Thesarit ne ministrine e Financave Mimoza Dhembi nje VKM e fundit dukjet se ka hapur rrugen per zgjidhje te problemeve me financimin e KESH-it per import energjie elektrike. Ajo ka deklaruar dje per median se borxhi qe institucionet shteterore i kane CEZ Shperndarjes llogaritet ne rreth 4 miliarde leke dhe me VKM-ne e fundit kjo shifer do te zbritet nga detyrimi i kompanise private. Keshtu KESH do te kishte ne dispozicion pjesen e papaguar te detyrimeve nga CEZ-i rreth 6 miliarde leke te reja. Sipas Dhembit kjo shifer duhet te mjaftoje per te mos prekur buxhetin e shtetit per financim te importit deri ne qershor te ketij viti. Parashikohet qe muajt pasues te kene nje konsum me te ulet dhe rritje te prodhimit vendas nga shkrirja e debores. Sipas saj huaja 2 miliarde leke qe Korporata ka marre nga ministria e Financave nuk bie ndesh me ligjin per shoqerite tregtare por i vjen ne ndihme nje shoqerie aksionere fitimprurese me kapital shteteror. Ky veprim u konsiderua i paligjshem nga ish-drejtori i KESH Andis Harasani.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›