E Diel, 1 Nëntor 2026

Enke la një letër para vetëvrasjesEnke dhe gruaja e tij, Teresa, humbën në vitin 2006 vajzën e tyre 2-vjeçare pas problemeve që ajo pati në zemër

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT)  - Portieri gjerman Robert Enke ka lënë një letër para se të vetëvritej. Lajmi konfirmohet nga policia gjermane një ditë pas vdekjes së 32-vjeçarit. Zëdhënësi i policisë, Stefan Wiitke, nuk e zbuloi se çfarë ishte shkruar në letër, por tha se nuk ka më dyshime se Enke ishte vetëvrarë. Enke dhe gruaja e tij, Teresa, humbën në vitin 2006 vajzën e tyre 2-vjeçare pas problemeve që ajo pati në zemër. Çifti adoptoi një vajzë në muajin maj, e cila tashmë është tetë muajsh.

Robert Enke, 32 vjeç, portieri i Hannover 96 (skuadër ku luan edhe Altin Lala) dhe i Kombëtares gjermane, vdiq dje në Neustad, pasi u hodh mbi shina gjatë kalimit të një treni.


Numri i klikimeve - 390
  E Merkure, 11 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›