E Enjte, 5 Nëntor 2026

Enkileda Carja, kampione Europe për të rinj në peshëngritje, Begaj përcjell urimin

TIRANË, 21 qershor/ATSH/ Enkileda Carja u shpall kampione Europe në Kampionatin Europian për të Rinj, në stilin e shkëputjes me 86 kg.

Presidenti Bajram Begaj përcolli urimin e tij ndaj kampiones 15-vjeçare.

“Urime Kampiones së Europës për të rinj në peshëngritje Enkileda Carja”, shkroi Presidenti Begaj në rrjetet sociale.

Sportistja 15-vjeçare kuqezi rrëmbeu dhe medaljen e Argjentë në dygarësh.

Ekipi kombëtar i peshëngritjes ka siguruar 2 medalje ari, 4 argjendi dhe 1 bronzi në Europianin që po zhvillohet në Selanik të Greqisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›