E Martë, 3 Nëntor 2026

“Enveri po rrotullohet në varr”, Rama-Blinkenit: Dikur na mësoi t’ju urrenim, por sot ju mirëpresim

Kreu i qeverisë, Edi Rama i ka uruar edhe një herë mirëseardhjen Sekretarit të Shtetit Antony Blinken i cili ndodhet në Shqipëri për herë të parë. Nga Piramida, kreu i qeverisë tha se SHBA është mëse e mirëpritur në vendin tonë, edhe pse dikur diktatori Enver Hoxha “mbolli” urrejtje në zemrat e shqiptarëve.

Edi Rama:  Unë kam lajme për ju sot, diktatori ynë për të cilën kjo piramidë u ndërtua po rrotullohet në varrin e vet sot. Ai na mësoi që t’iu urrenim ju, por sot ne ju mirëpresim. Shumë nga pronarët e kësaj piramide do të donin të ishin këtu, por protokolli nuk i lejoi. Ata e dinë që ju nuk keni synime të këqija dhe çelësat e mbretërisë sonë janë në duar të sigurta me ju. Në emër të gjithë shqiptarëve ju uroj mirëseardhjen dhe shtëpia e shqiptari i përket zotit dhe mikut. Ju jeni shumë të sigurt në mesin tonë. Mirësevini në Shqipëri miku im. Ju falenderoj me gjithë zemër që jeni në mesin tonë.

Pas takimit te Piramida me të rinjtë, Sekretari Blinken u drejtua drejt kryeministrisë për të zhvilluar takimin me kreun e qeverisë Edi Rama. Në kryeministri gjithashtu mbërriti edhe ish-ambasadorja amerikane, Yuri kim. Sipas agjendës, në orën 18:10 do të zhvillohet edhe konferenca e përbashkët për shtyp mes kreut të qeverisë dhe zyrtarit të lartë amerikan.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›