E Enjte, 5 Nëntor 2026

Epidemia e “Etheve të Nilit”, epidemiologët: Nuk ka vend për panik

TIRANË 7 gusht /ATSH/ Në Bashkinë e Fierit janë regjistruar që në fund të muajit korrik disa prej rasteve të evidentuara me “Ethet e Nilit”.

Mjekja epidemiologe Anila Moçi tregon për Top Channel se si i kanë identifikuar të infektuarit, të cilët pas testit fillestar janë dërguar për mjekim të specializuar në QSUT.

Moçi ka theksuar se është bërë dezinsektimi i vatrave “hot spot” dhe i vijës bregdetare në bashkëpunim me pushtetin vendor, duke theksuar se situata është nën kontroll.

Mjekja sqaroi më tej se virusi “Ethet e Nilit” është një sëmundje që transmetohet tek njerëzit nga pickimi i mushkonjave dhe prek sistemin nervor.

Ajo apelon që edhe në ambientet shtëpiake të merren masat e duhura, duke theksuar se nuk ka vend për panik, pasi rastet janë sporadike dhe virusi aktualisht në bashkinë Fier nuk është kthyer në epidemi.

Prej dy javësh Instituti i Shëndetit Publik po vijon me testimet në terren duke i kërkuar pushtetit vendor të bëjë dezinsektimin e zonave ku rriten mushkonjat.

/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›