E Diel, 1 Nëntor 2026

Episode të dhunës në familje, plaku rreh plakën se djali nuk punonte

Tiranë- Ata janë një çift në prag të pritjes së pensionit. F.G. është 53 vjeçe dhe bashkëshorti i saj 58 vjeç. Të dy me origjinë nga Mamurrasi dhe me banim në Tiranë.

Gruaja thotë se ka dy vjet që është ndarë, sepse nuk mundej më ta përballonte dhunën e burrit. Por ajo ju drejtua gjykatës vetëm pasi ai ish bashkeshorti F.T, e ka kërcënuar se do ta vriste atë dhe veten, se përse i biri nuk kishte gjetur punë.

Ja çfarë thotë gjykata në vendimin e urdhërit të mbrojtjes për gruan “Incidenti i fundit ka ndodhur ne dt.27.01.2012, kur burri i paditur, pasi ka shkuar në shtëpi, e ka kërcënuar gruan se do ta vriste atë dhe veten, duke e fajësuar atë për faktin se djali i tyre nuk është sistemuar në punë.

E ndodhur në këto kushte, gruaja është larguar nga shtëpia e ka rreth 2 muaj që jeton tek motra e saj, pasi ka frikë të kthehet në shtëpi”.

Në këto kushte gruaja i është drejtuar gjykatës duke siguruar një urdhër mbrojtjeje, por të tillë urdhëra janë thuajse fiktive pasi ato shpesh urdhërojnë personin e rrezikshëm të mos i afrohet gruas apo pjestarëve të tjerë të kërcenuar.

Këto urdhëra nuk mund të zbatohen për shkak se palët jetojne në një shtëpi dhe urdhëri është i pavlefshëm kur ai përcakton se kërcënuesi nuk duhet t’i afrohet më shumë se 500 personit tjetër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›