E Enjte, 5 Nëntor 2026

Episodi i shpifur në Europian, trajneri i Holandës kruan hundën dhe më pas lëpin gishtat (VIDEO)

Joachim Löw, ish-trajneri i kombëtares gjermane, ka hyrë në histori, mes të tjerave, edhe për episodin kur u pa teksa kruante hundën, apo prekte pjesët intime dhe më pas nuhaste dorën.

Mirëpo, stafetën duket se ia ka lënë trajnerit të Holandës, Ronald Koeman.

Ky i fundit, teksa ishte në ndeshjen përballë Polonisë, është kapur teksa kruan hundët dhe më pas lëpin gishtat. Një gjest i neveritshëm, që nuk i ka shpëtuar “sy shqiponjave” në stadium dhe më pas videoja është bërë virale në rrjetet sociale.

Ronald Koeman caught in 4k pic.twitter.com/qxM0afzG9T

— Football Hub (@FootbalIhub) June 16, 2024

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›