E Diel, 1 Nëntor 2026

“Epope Intime”, romani më i mirë, ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë

Tradita e ndarjes së çmimeve kombëtare të letërsisë për botimet më të mira të vitit që lamë pas vijon, duke sjellë prurjet më të mira letrare nga autorët shqiptarë.

Romani më i mirë i vitit mes pesë kandidaturave u shpall ai i shkrimtares Enit Karafili me veprën “Epope Intime”. Me një karrierë të gjatë letrare në Zvicër, shkrimtarja rikthehet në atdhe më një vizion të pasur letrar mbi përkatësinë identitare dhe thyerjen e tabuve të ngulitura në kodet e trashëguara kulturore.

Vepra më e mirë eseistike studimore ju dha studiueses Anila Mullahi me veprën “Krijimi letrar në proces”.

Romeo Çollaku mori vlerësimin për përkthimin më të mirë me veprën “Retorika” të Aristotelit.

Tre çmime u ndanë këtë vit, nga juria e kryesuar nga kryetari Besnik Mustafaj, teksa qëllim i tyre mbetet mbajtja gjallë e krijimtarisë shqipe./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›