E Diel, 1 Nëntor 2026

Era e fortë dhe reshjet shkaktojnë probleme në Durrës, rrëzohen pemët, vështirësi në qarkullim

Era e fortë dhe reshjet intensive kanë sjellë probleme në disa zona të qytetit të Durrësit, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Në zonën e Plepave, disa pemë janë rrëzuar si pasojë e erës së fortë, duke bllokuar një segment të rrugës dytësore pranë rrethrrotullimit.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet përkatëse për largimin e pemëve dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, moti i keq ka sjellë probleme edhe në lëvizjen e qytetarëve, duke u kërkuar kujdes i shtuar në rrugë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›