E Enjte, 5 Nëntor 2026

Era e fortë thyen shtyllën elektrike në Lezhë, pengon kalimin e mjeteve të mëdha

Vijon moti i keq në Lezhë. Mësohet era e fortë ka thyer edhe shtylla elektrike, të cilat konsiderohet si të pamundura që të thyen.

Kjo ka ndodhur në aksin që lidh fshatin Torovicë me superstradën, duke u bërë pengesë për kalimin e mjeteve të mëdha.

Ndërkohë, punonjësit e OSEE janë në zonë për të riparuar dëmin dhe rikthyer energjinë elektrike./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›