E Diel, 1 Nëntor 2026

Era riaktivizon vatrat e zjarrit në Marglliç, 8 zjarrfikëse në terren për të vënë flakët nën kontroll

Është riaktivizuar vatra e zjarrit në Marglliç të Fierit. Era e fortë ka favorizuar flakët, ndërsa 8 mjete zjarrfikëse ndodhen në terren për të vënë nën kontroll situatën.

Situata paraqitet e vështirë, për shkak edhe të terrenit kodrinor.

Zjarri në këtë zonë u fik para pak orësh me ndërhyrjen e avionit air traktor

Gjatë mesditës flakët iu afruan banesave, puseve të naftës dhe përfshiu varrezat e fshatit por ndërhyrja e zjarrfikësve  të Patosit ndaloi përparimin e flakëve deri ne mbërritjen e avionit zjarrfikës.

Bilancin paraprak i dëmeve është disa ha ullishte dhe pyll i djegur kurse shkaku i zjarrit ende nuk është përcaktuar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›