E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Erasmus +, Universiteti i Mjekësisë Tiranë dhe ai i Saarlandit, Gjermani marrëveshje bashkëpunimi

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) dhe Universiteti i Saarlandit, Gjermani kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit Erasmus+. Sipas UMT-së, ky partneritet i ri është një mundësi e shkëlqyer për të thelluar shkëmbimet akademike, kërkimore dhe kulturore mes dy institucioneve të arsimit të lartë. “Ky bashkëpunim do të mundësojë mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik, duke ofruar mundësi për studime dhe trajnime ndërkombëtare. Gjithashtu, ky është një hap i rëndësishëm për të përmirësuar mundësitë akademike dhe profesionale të studentëve dhe stafit, dhe një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në zhvillimin e arsimit të lartë në nivel ndërkombëtar”, theksoi UMT në një postim në rrjetet sociale. Në fillim të këtij viti, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT) nënshkroi gjithashtu një marrëveshje me  Universitetin e Peruxhias, Itali në kuadër të programit Erasmus+. 1 nga 2 /k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›