E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan- protestuesve: Durimi usos, s'njoh rezolutën e PE

Të tjera rreth shkrimit BE: Të hetohen aktet e dhunës FOTO/Protesta e vërtetë /VIDEO Partia e Erdoganit referendum për parkun VIDEO ANKARA- “Durimi ka marrë fund. Po ju paralajmëroj për herë të fundit dhe duhet të largoheni nga aty"  Kështu i është drejtuar kryeministri turk  Erdogan manifestuesve që vazhdojnë ende të qëndrojnë në Parkun Gezi të Stambollit.

Deklaratat janë bërë pas takimit që zhvilloi me partinë e tij AKP në kryeqytetin e Ankarasë. 

“Unë i bëj thirrje prindërve që të marrin fëmijët e tyre për dore dhe ti largojnë nga sheshi. “Taksim” nuk është i forcave pushtuese por i të gjithëve. “- nënvizoi ai. Kryeministri turk refuzoi dhe kritikat e Parlamentit Europian drejtuar qeverisë së Ankarasë për përdorimin e tepruar të dhunës.

“Unë nuk njoh asnjë rezolutë mbi Turqinë nga Parlamenti Europian” ka thënë Erdogan. 
Në këtë rezolutë thuhet se përdorimi i forcës nga ana e policisë kundër demonstruesve paqësorë duhet të hetohet dhe ata që janë përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. 

Gjithashtu kritikohen autoritet turke të cilët nuk kanë bërë aq sa duhet për të normalizuar situatën e tensionuar në vend.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›