E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan Rrjetet sociale kercenim

Protestat e nisura në maj u fashitën ngadalë në Turqi dhe nga fundi i qershorit, në pjesën më të madhe të vendit ishte rikthyer qetësia. Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan e ka situatën nën kontroll.

Por kreu i ekzekutivit turk, i përshëndetur si vizionari që e shndërroi vendin në një fuqi rajonale, është hakmarrës dhe zemërimin e tij e ka drejtuar tek mediat sociale. Erdogan ishte zotuar se do t’i shtypte ato dhe përdoruesit e tyre. Ka pasur disa arrestime, ndërkohë që po hartohet një projektligj i ri për kufizimin e këtyre rrjeteve. Vëzhguesit thonë megjithatë se përdorimi i tyre vazhdon, e madje po shtohet. Kryeministri turk u përpoq të mobilizonte përkrahësit e partisë së tij kundër trazirave civile disajavore ndaj atij që protestuesit e quajnë “sundimi autoritar” i tij, gjithmonë e më shumë në rritje. Por, duke folur kohët e fundit para mijëra përkrahësve, Erdogan nuk përfilli shqetësimet që rrethojne qeverisjen e tij e i quajti trazirat popullore pjesë e një konspiracioni të madh ndërkombëtar, që tani përfshin edhe Brazilin, duke iu referuar protestave të kohëve të fundit atje. Erdogan i përshkroi mediat sociale si një kërcënim të madh ndaj shoqërisë në përhapjen e gënjeshtrave rreth qeverisë së tij. Qeveria turke ka konfirmuar tashmë kontrollin e rreth 5 milionë mesazheve elektronike të formave të ndryshme, ndërkohë që po shqyrton projektligje të reja për Internetin si dhe zgjerimin e kompetencave të Agjencisë Kombëtare të Zbulimit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›