Erdogan: Turqia dhe Shqipëria dy partnerë strategjik
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i rezervon një takim të veçantë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, gjatë pjesëmarrjes së saj në Samitin Botëror "Të drejtat e Grave lidhin lindjen me perëndimin".
Kryeministri Erdogan theksoi se Turqia dhe qeveria e tij po i kushtojnë gjithnjë e më tepër vëmendje, çështjes së promovimit të të drejtave të grave.
"Turqia dhe Shqipëria mbeten jo vetëm vende të lidhura nga tradita historike e miqësisë dhe bashkëpunimit, por gjithnjë e më shumë ato po kthehen në dy partnerë strategjikë dhe faktorë të rëndësishëm të stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Në katër vitet e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë intensifikuar dhe në nivelet më të larta. Shqipëria është vendi që kam vizituar më shpesh." tha ai.
Në bisedë u shpreh kënaqësia për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me tregues dinamikë dhe u shpreh vullneti për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në të gjitha fushat, me interes reciprok. Gjatë bisedës u theksua se biznesi turk vlereson lehtësimet dhe klimën e favorshme që është krijuar në Shqipëri për investitorët e huaj.
Kryeministri Erdogan tha se, "dëshiroj t'ju përcjell nëpërmjet jush përshëndetjet më të përzemërta Kryeministrit Sali Berisha".