E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan: Turqia e konsideron Shqipërinë si partnere strategjike në rajon

Kryeministri turk i rezervon një takim të veçantë Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli

Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan i rezervon një takim të veçantë Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli. Duke i uruar mirëseardhjen dhe falënderuar për praninë e saj në Samitin Botëror “Të drejtat e Grave lidhin lindjen me perëndimin” Kryeministri Erdogan theksoi se Turqia dhe qeveria e tij po i kushtojnë gjithnjë e më tepër vëmendje, çështjes së promovimit të të drejtave të grave. “Turqia dhe Shqipëria mbeten jo vetëm vende të lidhura nga tradita historike e miqësisë dhe bashkëpunimit, por gjithnjë e më shumë ato po kthehen në dy partnerë strategjikë dhe faktorë të rëndësishëm të stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Në katër vitet e fundit marrëdhëniet midis dy vendeve janë intensifikuar dhe në nivelet më të larta. Shqipëria është vendi që kam vizituar më shpesh”, tha ai.
Në bisedë u shpreh kënaqësia për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar me tregues dinamikë dhe u shpreh vullneti për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit në të gjitha fushat, me interes reciprok. Gjatë bisedës u theksua se biznesi turk vlerëson lehtësimet dhe klimën e favorshme që është krijuar në Shqipëri për investitorët e huaj. Të dy bashkëbiseduesit u shprehën se synimi dhe ambicia për të kapërcyer vlerën e një miliard dollarëve, të shkëmbimeve tregtare nëpërmjet dy vendeve.
Kryeministri Erdogan tha se, dëshiroj t’ju përcjell nëpërmjet jush përshëndetjet më të përzemërta Kryeministrit Sali Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›