E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan kritikon politikën gjermane

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka akuzuar qeverinë gjermane për gabime në integrimin e imigrantëve me prejardhje turke.

Erdogan kritikoi në gazetën "Bild" sërish të drejtën e imigrimit. Prej vitit 2007, bashkimi familjar në Gjermani varet nga dhënia e një provimi të gjermanishtes, çka Erdogan e vlerëson si shkelje të të drejtave të njeriut.

Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje qeverisë gjermane që të angazhohet më fort për një anëtarësi të plotë të Turqisë në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›