E Enjte, 5 Nëntor 2026

Erdogan mbërrin në Shqipëri, pritet nga kryeministri Rama me ceremoni zyrtare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan mbërriti këtë të hënë në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas , ku është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Sipas axhendës së vizitës, Presidenti i Republikës së Turqisë do të vizitojë një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç, ku do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç.

Po ashtu do të zhvillohet ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›