E Enjte, 5 Nëntor 2026

Erdogan ndihmon Zelenskyn? Turqia ratifikon marrëveshjen e tregtisë së lirë me Ukrainën

Turqia ka ratifikuar marrëveshjen e tregtisë së lirë me Ukrainën, sipas gazetës zyrtare të vendit të premten.

Marrëveshja u nënshkrua më 3 shkurt 2022 dhe presidenti Recep Tayyip Erdogan miratoi marrëveshjen dhe anekset e saj të enjten.

Vëllimi i tregtisë dypalëshe të Turqisë dhe Ukrainës ishte 7.3 miliardë dollarë në vitin 2023, tha të enjten ministri turk i Tregtisë Omer Bolat pas takimit me Yulia Svyrydenko, zëvendëskryeministren e parë të Ukrainës.

Ai theksoi se MTL-ja pritet të rrisë vëllimin në 10 miliardë dollarë në një periudhë të shkurtër.

Fushat kryesore tregtare mes dy vendeve janë hekur-çeliku, makineritë, energjia, automobilat dhe drithërat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›