Erdogan sulmet e Izraelit në Gazë: Po bën krime lufte

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka veprimet luftarake të Izraelit në Gazë duke i cilësuar si krime lufte.
Erdogan ka theksuar se Turqia do të vijojë të qëndrojë e vendosur për të thënë të vërtetën e asaj që po bën Izraeli në Gazë.
“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë të vendosur dhe të shprehim të vërtetën kundër shtypësve, ashtu si kemi kundër presioneve të lobit global Sionist, ” tha Erdogan në mbledhjen e Partisë AK në Ankara.
Ai dënoi dhunën izraelite në Gaza, duke e quajtur atë si krim lufte duke sjellë në vëmendje sulmin ndaj ambulancave dhe stafit mjekësor.
Ai theksoi se këto akte përbëjnë një “krime lufte” dhe denoncoi veprimet e Izraelit në rajon.
Të shtunën, Palestina tha se pamjet video që tregojnë ekzekutimin e 15 mjekëve dhe punonjësve të ndihmës në Rafah, hedhin poshtë pretendimet e forcave izraelite se ambulancat u sulmuan gabimisht.
Presidenti turk tha se ndërsa Izraeli vazhdon të “shkelë dinjitetin njerëzor” në Gazë, Ankaraja do të qëndrojë fort me palestinezët, duke u zotuar për t’u mos u kthyer shpinën.
Erdogan tha që ai do të diskutonte për situatën në Gazë në Forumin e ardhshëm të Diplomacisë Antalia, duke shtuar se ai do të kërkonte llogari se çfarë mund të bëhet “për të ndaluar shtypjen e palestinezëve në Gazë”.
/rtsh.al/