E Enjte, 5 Nëntor 2026

Erdogan telefonon Putin: Takohu me Zelenskyn në Turqi!

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij turk Recep Tayyp Erdogan kanë zhvilluar një bisedë telefonike, pasditen e sotme.

Erdogan gjatë një bisedës përsëriti ofertën për të pritur një takim mes liderit rus dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Këtë raportoi agjencia e lajmeve Anadolou.

Putin nga ana tjetër falënderoi presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për ndihmën e tij në mbajtjen e raundit të negociatave ndërmjet delegacioneve të Moskës dhe Kievit në Stamboll më 29 mars.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›