E Hënë, 2 Nëntor 2026

Erebara: Jam për drejtësi pa kushte. Zekthi: S’ka faj…

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Rudi Erebara, gjatë një interviste në emisionin “Ngjarja kryesore” në RTSH 1, deklaroi se drejtësia duhet të jetë parimi themelor i çdo veprimi politik, duke theksuar se ai dhe koalicioni i tij mbështesin drejtësinë “pa kushte”.

“Kryesorja është drejtësia, ne jemi në mbështetje të drejtësisë pa kushte, duke besuar që njeriu është i pafajshëm deri sa kalon në gjykatë”, u shpreh Erebara.

Deklarata e tij u pasua nga një koment i analistit Fitim Zekthi, i cili reagoi me fjalët: “S’ka faj…”, duke hapur debat mbi perceptimin publik të drejtësisë dhe përgjegjësisë politike.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›