E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eriksson zhvendoset ne Azi

Sven Goran Eriksson është emëruar kryetrajner i klubit kinez të futbollit, Guangzhou R&F, pasi është larguar nga klubi arab Al Nasr.

Suedezi 65-vjeçar kishte kërkuar të hiqte dorë nga posti i drejtorit teknik në klubin e Emirateve të Bashkuara Arabe pasi iu ofrua mundësia e re në Kinë. Një deklaratë e publikuar në faqen e internetit të Guangzhou thotë: “Bordi drejtues i klubit ka punësuar zyrtarisht sot Sven Goran Eriksson si trajnerin e ekipit të futbollit Guangzhou deri në dhjetor 2014”. Trajneri suedez ka një eksperiencë të gjatë në drejtimin e pankinave, pasi ka drejtuar kombëtare si Anglia, Meksika dhe Bregu i Fildishtë, si dhe shumë klube, përfshirë këtu Lazio dhe Manchester City. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›