E Enjte, 5 Nëntor 2026

Erion Braçe: Nikolla, ishte fuqia e qetë e Kuvendit!

Deputeti socialist Erion Braçe ka vlerësuar punën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, e cila pas 3-vitesh në këtë detyrë, njoftoi në seancën e fundit plenare për këtë sesion, se ka dhënë dorëheqjen për arsye shëndetësore si kryeparlamentare.

‘Nikolla fuqia e qetë e Kuvendit!’- shkruan Braçe në një postim të shkurtër në rrjetet sociale.

Nikolla mbylli rrugëtimin 3 vjeçar si Kryetare Kuvendit, dhe përmes një deklarate të shkurtër tha se për arsye shëndetësore largohet nga kjo detyrë, ndërsa bëri thirrje që ky largim të mos interpretohet politikisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›