E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Veliaj bëhet me mbesë, reagon nga qelia: Xhaxhi Eri është kapluar që tani nga dashuria për ty

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është bërë xhaxha.

Veliaj, i cili është arrestuar më 10 shkurt me urdhër të SPAK dhe ndodhet në paraburgim në burgun e Durrësit ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook.

Kryebashkiakushkruan se pas “72 ditësh pezmatim për familjen e tij, pas burgosjes së tij pa gjyq”, lindja e Avril, ka sjellë lumturi në familje.

“Mirë se erdhe në botë mbeska ime Avril!

Xhaxhi Eri është kapluar që tani nga dashuria për ty.

Jam kaq i lumtur për Anën e Arbin, gjyshërit Lida e Kastriot, Ajolën dhe Kain që mezi e ka pritur kushërirën e vogël, por sidomos për nëna Shqipen, që pas 72 ditëve pezmatim pas burgosjes sime pa gjyq, sot pati mundësinë të ngjiste copat e thyera të zemrës së saj të bukur.

Të duam shumë Avi!”,, shkruan Veliaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›