E Diel, 1 Nëntor 2026

Erion Veliaj mesazh nga burgu Edi Ramës: Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote”!

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga burgu për humbjen e Aleksandër Vuçiç në Serbi dhe ka përshëndetur lëvizjen studentore për rezultatin e saj politik.

rama veliaj

Veliaj e cilëson Aleksandër Vuçiçin si “makiavelistin dhe populistin e Beogradit”, duke përgëzuar studentët.

“Urime studentëve për rrëzimin e makiavelistit dhe populistit të Beogradit, shkruan Veliaj.

Në mesazhin e tij të publikuar në Facebook, Veliaj thotë se “Lëvizjet dhe protestat studentore nuk janë “fundi i botës”, por fundi i “një bote””.

Veliaj ka uruar gjithashtu shqiptarët në Serbi, të cilët do të përfaqesohen me dy mandate deputetesh.

“Sa më shpejt ta kuptojmë këtë si qytetarë e politikëbërës, aq më mirë do të dimë t’u përgjigjemi nevojave dhe pritshmërive të kësaj gjenerate. Urime të përzemërta edhe shqiptarëve tanë në Serbi, të cilët, sipas projeksionit aktual, e rrisin përfaqësimin e tyre nga një në dy mandate. Një zë më i fortë për të drejtat e shqiptarëve në Serbi!”

Reagimi i i Veliajt vjen në një kohë kur edhe Shqipëria po përballet me protesta studentore, të cilat kanë në qendër kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Edhe pse Veliaj nuk e përmend drejtpërdrejt Ramën, deklarata e tij për nevojën që politikëbërësit t’u përgjigjen pritshmërive të brezit të ri mund të lexohet edhe në kontekstin e zhvillimeve politike në Shqipëri.

veliaj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›