E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni dhe Klaudja flasin per marredhenien e tyre

Klaudja dhe Erioni dalin jashte dhe bisedojne per marredhenien qe ekziston midis tyre. pak me pare Erioni dhe Klaudja paten nje debat per kete ceshtje dhe e rihapin kete teme perseri. Ata flasin gjate duke perdorur nenkuptime ne menyre qe te mos kuptohen qarte se per cfare flasin. Duket se midis tyre ka vertete dicka por ende ata nuk kane folur qarte.

Klaudja kembengul duke i thene Erionit se perse ai po sillet ne kete menyre me te dhe jo ndryshe dhe Erioni perpiqet qe ta sqaroje. Ne fund ai dorezohet dhe i thote se e di qe sjellja e tij e tanishme eshte e gabuar por keshtu di ai te veproje sepse gjithmone mendon per te mos lenduar te tjeret. Ne nje moment Erioni shprehej kjo eshte gabim edhe se te pelqej eshte Gabim dhe une e di qe per kete sjellje do te gjykohemi jashte te dy. Klaudja i thote se ajo po mundohet qe te kuptoje sjelljen e tij por tashme do qe ai te mendoje vetem per veten e tij dhe te mos mendoje se si do te jene te tjeret karshi tij. Erioni i thote Klaudjas se nuk di se si ti shpjegoje me shume gjendjen e tij asaj dhe me pas te dy futen brenda.

Pjesa tjeter e banoreve futen ne dhomen e gjumit ku dritat kane kohe qe jane fikur dhe ndersa shohin se jashte ka filluar te zbardhe dita diskutojne per nderrimin e ores dhe me pas te gjithe bien ne gjume.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›