E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni dhe Olta, për marrdhënien e tyre

25/03/10 22:46

Olta dhe Erioni janë të parët që zhvillojnë provën e javës dhe duke qënë se të gjithë banorët i qëndrojnë rreth e rrotull, ata i thonë se duan intimitet për të folur me njëri-tjetrin, por ata nuk po i lënë të qetë. Jetmiri dhe Kika reagojnë duke përsëritur fjalët që thanë ata dhe çohen të ikin, ndërkohë që dhe Bertina ndodhet aty duke luajtur me top me Mandin.
Më në fund Erioni me Oltën kanë mbetur vetëm dhe fillimisht kanë folur për një lidhje që Erioni ka patur jashtë, e më pas kalojnë tek Bertina. Olta e pyet se si e mendon lidhjen me Bertinën dhe Erioni përgjigjet se ata kanë disa mosmarrveshje dhe mospërputhje dhe ai ka disa gjëra që nuk i pëlqejnë tek ajo, por thotë se do të shikojë se si do të shkojë. Olta shprehet se i është dukur se ai nuk e ka marrë plotësisht vetë vendimin për tu lidhur me Bertinën dhe ai përgjigjet se nuk ka të bëjë kjo. Ai thotë se Bertina i ka pëlqyer dhe ka menduar ta provojë njëherë nëse do të funksionojë apo jo dhe shpreson të funksionojë. Olta do të dijë nëse po të mos funksionojë lidhja e tyre brenda shtëpisë, a do ti jepte fund lidhjes dhe ai përgjigjet se do ta bënte pasi nuk ka pse ta mërzisë veten. Olta thotë se nga kjo zgjedhje që ai ka bërë, nuk po arrin të shfaqë Erionin e vërtetë dhe ai shprehet se e kupton këtë gjë. Olta thotë se Erioni që ajo ka njohur në shtëpinë e vjetër ka qënë shumë ndryshe dhe ai e pranon duke thënë se ia ka vënë në dukje dhe Ada, por janë disa gjëra që i bën dhe për hir të personit që ka në krah. Olta i thotë se ai mund ti kishte ndarë kufinjtë me Bertinën që në fillim të lidhjes dhe ai shprehet se ajo nuk do ta kuptonte. Ai thotë se shpreson që do të ndryshojë pasi ka folur dje me Bertinën dhe i ka thënë se ajo duhet të mundohet ti kuptojë veprimet e tij dhe Olta përgjigjet se ajo ka parë disa zënka të atyre dhe ka konstatuar se Erioni nuk i duron dot ato gjëra. Erioni shprehet se ose duhet të durojë ose do të vijë momenti që do të mbarojë gjithçka. Olta thotë se ajo me Erionin kanë patur një raport shumë ndryshe në shtëpinë e vjetër, ndërsa në shtëpinë e re ai nuk ka fare marrdhënie me të dhe kjo nuk është normale dhe ai e pohon. Ai shprehet se nuk e kupton se pse Olta është në konflikt me Bertinën, ndërkohë që kjo e fundit i ka treguar disa biseda dhe Olta shprehet se Bertina nuk duhet të fusë në mes tyre këto biseda pa vlerë. Olta shton se Erioni ka thënë në dhomë të rrëfimit që ai di ta ndajë shoqërinë nga dashuria, por në të vërtetë nuk e ka bërë. Ai pergjigjet se do të rregullohet çdo gjë. Olta shprehet se Erioni dhe kur do të japë një mendim nuk e thotë ashtu siç i vjen, por shikon njëherë Bertinën dhe tërhiqet dhe Erioni përgjigjet se atë që e mendon, e shpreh dhe nuk pyet për askënd. Olta thotë se Erioni reagon ndryshe me persona të ndryshëm dhe ndikohet dhe nga persona të tjerë përveç Bertinës. Erioni shprehet se ai nuk ndikohet nga askush dhe shoqërinë që ka aty, jep aq sa merr dhe nuk i beson shumë askujt.
Olta shprehet se Erioni është ftohur në marrdhëniet me të dhe ai i përgjigjet se ka ndikuar fakti që kur ai dhe Bertina janë bashkë, Olta i ka hedhur kunja Bertinës dhe ai thotë se kjo e bën dhe atë të ndjehet keq.
Më pas, në kopësht dalin dhe banorë e tjerë dhe kujdesen për ata të dy pasi janë të lodhur. Pasi Olta dhe Erioni e mbarojnë turnin e tyre, çifti i dytë përbëhet nga Jetmiri dhe Domenika.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›