E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erioni le shtepine e BB Pese finalistet e BB5 Ermali Liami Franci Genta e Arbri

Arbana komunikon emrin e banorit qe duhet te largohet nga shtepia naten e sotme mes Erionit e Franceskes nje jave para finales e ai eshte Erioni.

Se fundi Arbana shprehet se do te flasim per finalen. Askush nuk e di se sa banore do te shkojne ne finalen e madhe te 26 majit. Banoret kane aluduar gjate gjithe kesaj jave per kete fakt e eshte koha per ta sqaruar nje here e mire tani. Arbana kerkon lidhje me shtepine e flet me banoret duke i thene se ata ende nuk jane finaliste te konfirmuar te ketij edicioni pasi te shkosh ne finale nuk eshte kaq e thjeshte.

Arbana fton banoret te shohin ne monitor ku shfaqet nje zarf i kuq ne lexhio. Ai zarf ka nje njoftim shume te rendesishem qe lidhet me qendrimin e tyre ne finale. Secili prej tyre do te thote ne dhomen e rrefimit 2 emra te banoreve qe nuk i duan ne finale.

Arbana i therret ne dhomen e rrefimit e me pas fton ... te hape zarfin dhe te lexoje vendimin e vellait te madh. Zarfi thote qe ata te peste jane finalistet e ketij edicioni te BB

Erioni i eliminuari i kesaj nate vjen ne studion e BB ku menjehere shprehet se eshte prekur nga Ermali i cili e perjetoi keq largimin e tij. Ai thote se ne BB mund te fitosh disa gjera me te cmuara qe ia kalojne vleres se 100 milioneve e me pas shfaqet nje klip me momentet me te bukura e me pikante te qendrimit te tij ne BB.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›