E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erla Mëhilli: Rama, mjaft i trajtove si kavje eksperimentale, grevistët e urisë

Tiranë, 16 Maj NOA Partia Demokratike denoncoi sot atë që e cilësoi moslejimin e shërbimit zyrtar shëndetësor ndaj deputetëve dhe militantëve që kanë ngujuar në kampingun e ngritur në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Erla Mëhilli, zëdhënëse e PD, duke folur sot për mediat, bëri thirrje që Rama të mos i trajtojë si kavje eksperimentale.

Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruci, Ilir Xhelil Gjoni, Dashnor Myslym Peza për 16 ditë me radhë nuk guxojnë të ngrenë fletët e çadrave të kampingut të ngritur në bulevardin qendror të kombit dhe të lejojnë shërbimin zyrtar shëndetësor ndaj deputetëve dhe militantëve që kanë ngujuar në këtë kamp, - tha Mëhilli.

Ajo vuri në dukje dhe se për 16 ditë me radhë Edvin Rama dhe pinjollët e tjerë të bllokut po trajtojnë të ngujuarit në kampin e tyre njëlloj sikur ti kishin kavje eksperimentale me të cilat mund të bëjnë si të duan ata.

Kurse më tej, komentoi: Frika dhe tmerri i z.Rama për futjen e shërbimit publik shëndetësor në çadra dëshmon se ky njëri po shkelmon çdo normë, çdo standard çdo detyrim njerëzor e ligjor të sjelljes dhe qëndrimit ndaj të burgosurve, robërve të luftës, dhe grevistëve të urisë.

Mëhilli evidentoi faktin se Konventa e Gjenevës, Vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut si dhe Kushtetuta e Shqipërisë përcaktojnë qartë detyrimet që duhen përmbushur në çdo rast burgimi, robërie apo greve urie dhe shtoi se këto akte themelore që garantojnë dhe rregullojnë liritë dhe të drejtat e tyre po shkelmohen çdo ditë nga Rama dhe bllokmenët e rinj.

Ata po dëshmojnë në këtë mënyrë një krim të shëmtuar kundër njerëzimit mbasi për arsye strikte politike privojnë të ngujuarit nga kontrolli i paanshëm shëndetësor, - tha Mëhilli dhe shtoi gjithashtu se fakte tronditëse na vijnë, sipas të cilave edhe shërbimi bluzënxirë ofrohet kundrejt parave dhe korrupsionit dhe se nga çadra mund të dalësh vetëm po pagove shuma të majme.

Partia Demokratike duke denoncuar këtë qëndrim u bën me dije shqiptarëve se këta shokë këta zotërinj faktojnë se janë të aftë tu servirin shqiptarëve në çdo kohë e në çdo vend, si të sotme dhe të ardhme vetëm trashëgiminë barbare të etërve të tyre, - përfundoi Mëhilli.

r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›