E Diel, 1 Nëntor 2026

Ermali-Arbrit Te bene dalje te kane zevendesuar me Tanin Arber E kane marre minusin

Ermal Franceska Ola Graciano Erioni e Genta ndodhen ne oborr dhe bisedojne duke u ngacmuar dhe duke bere shaka me njeri-tjetrin. Pas nje fare kohe aty vjen edhe Arber dhe banoret e tjere fillojne qe ta ngacmojne per marredhenien qe eshte krijuar midis tij Gertes dhe Liamit. Ndersa ai vete ngacmon Genten qe nuk e la te flinte.

Arber i thote Gentes se eshte shume e zhurmshme dhe se ajo vetem kete gje ben ne shtepi zgjon te tjeret nga gjumi ndersa Genta nuk i pranon ato qe i thote Arber. Ermali fillon qe ta ngacmoje Arbrin per fjalet qe ai ka shkembyer me Gerten. Edhe ty te tha shoqja ik piqu se vetem xhaxhi Mandi eshte i pjekur thote Ermali dhe Franceska shton pas tij mire ne 18-vjetaret po edhe Arbri u be i papjekur.

Ermali me tej vazhdon qe ta ngacmoje Arbrin dhe kerkon te dije se si po shkon marredhenia e tij me Gerten e Liamin qe pas zenkes se tyre para dy netesh. Te paskan bere dalje i thote Ermali Arbrit por ai e mohon duke i thene se ai po rri vetem sepse shkoi te flinte dhe u largua nga Liami e Geri por Ermali nuk bindet dhe i thote une te kam pare ke dy dite qe rri vetem. Pas insistimit te Ermalit Arber thote ata minusin e kane marre Ermali i thote u ke vene kryq dhe Arber thekson se nuk u ka vene kryq por minusin nuk kane per ta bere dot plus me. te kane zevendesuar me Tanin me vjen keq Arber i thote Ermali me tej dhe e ilustron kete duke i thene se ka vene re se si Liami e Gerta kujdesen per Dritanin ndersa kete kujdes nuk e kane treguar per Arbrin madje as perpara debatit.

Ermali vazhdon me tej ngacmimet e tij dhe i thote Arbrit te kane hequr vizen ste bejne me masazhe ne darke mos e moho se te kam pare. Arber qesh dhe u thote se Gerta atij i ka bere masazh por per nje kohe te shkurter ndersa Tanit per gjysme ore dhe te gjithe qeshin. Edhe Genta e ngacmon Arbrin dhe i thote ta beri pucin Liami.
Me pas ata komentojne seriozisht debatin e Arbrit me Liamin e Gerten dhe mbeshtesin Arbrin duke i thene se ne kete mes te humburit dhe ata qe kane dal keq jane Geri dhe Liami me lojen e tyre ndersa Arbrin e kane ngritur me lart. Me pas te gjithe shkojne ne dhomen e gjumit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›