E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermali-Franceskes Mos shko gjithkund e mos fol vend e pa vend

Te gjithe banoret qendrojne ne dhomen e gjumit duke biseduar e ne nje moment teksa Franceska bisedon me Edin e Liamin Ermali e ngacmon dhe nuk e le te flase. Ajo reagon keq dhe i kerkon ta lere te qete por Ermali i thote te mos flase ne cdo moment. Franceska kerkon te dije nese ka ndonje gje qe e shqeteson Ermalin dhe i thote fare do nga une Te qendroj si kukull e bukur pa folur fare. Ermali flet me ze shume te ulet e madje vetem me gjeste aq sa eshte i pakuptueshem. Si perfundim Ermali i kerkon Franceskes te mos shkoje tek te gjithe banoret e te mos flase vend e pa vend.

Me pas banoret flasin per tema te ndryshme duke perfshire fene dhe Ermali shprehet se kjo eshte teme delikate e ata nuk kane dijenine e nevojshme ndoshta per te dale ne perfundime te sakta. Klaudja i pergjigjet menjehere duke i thene se Ermali vendos gjithnje se per cfare duhet te flasin ata e here i thote te debatojne here te diskutojne e keshtu me radhe. Klaudja shprehet se ata mund te diskutojne mbi ate teme por Ermali pergjigjet se ata mund te kalojne ne gjykime per tema delikate gje qe nuk i takon.

Erioni afrohet prane Klaudjes e kjo e fundit shprehet se do te shqetesohet kur banoret te mos merren me me te por ne te kundert eshte shume e kenaqur pasi kuptohet qe eshte ne qender te vemendjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›