E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ermali Jam shume serioz gjate provave Banoret kundershtojne e debatojne

Te gjithe banoret ndodhen ne oborr teksa jane duke debatuar per proven e javes. Klaudja pretendon se banoret e tjere nuk kane qene serioze gjate lojes por Ermali e kundershton fort kete fakt. Meti i thote Klaudjes se i duket shume i cuditshem fakti qe Klaudja gjithnje merret me te tjeret e asnjehere nuk komenton veprimet apo gabimet e saja. Klaudja thote se ajo i konsideron dhe gabimet e saj por i meshon faktit se nuk mund ta suportoje qe Ermali trumbeton qe ka qene shume serioz gjate proves.

Banoret kujtojne dhe nje nga provat e kaluara javore ate te qendruarit ne kuti ku Klaudja e Graciano i thone Ermalit se po te ishte kaq kembengules do te kishte qendruar ne ate prove dhe diten e dyte por ne te vertete eshte dorezuar. Franceska shprehet se gabimi i banoreve eshte se kur dikush ben dicka qe nuk lejohet te tjeret e ndjekin shembullin e tij me pretekstin se njeri e ka bere keshtu qe mund ta bejne dhe ata. Klaudja thote se banoret jane grindur gjate proves dhe per ushqimin nderkohe qe duhet te rrinin ne qetesi pa folur fare.

Ermali shprehet se te gjithe banoret jane shume te gatshem ne momentin e pare qe vjen zarfi i proves por me pas e neglizhojne. Ermali shprehet se gjate gjithe kohes ka qene me mendje tek loja pasi e dinte qe nga momenti ne moment mund te binte gongu. Graciano del ne perfundimin se Ermali fle me merak per proven e ai i pergjigjet se eshte i perqendruar tek prova. Tema e debatit rrotullohet rreth faktit se sa te gatshem kane qene banoret per tu gjendur menjehere gati ne momentin qe ka rene gongu. Secili prej tyre thote se eshte gjendur ne nga nje situate te ndryshme kur ka rene gongu pasi disa kane qene ende ne gjume disa duke ngrene e ne levizje te tjera. Banorja me e kritikuar eshte Anila pasi ka shkruar e fundit ne vendin e proves.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›