Ermali, gjithmonë me Amin

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska, vazhdojnë të jenë të pandarë edhe në ekranin televiziv.
Këtë herë ata vijnë bashkë më ndryshe, në videoklipin e këngës së Ermalit, titulluar “Ditët e mija".
Në këngën e re, që është sa gazmore aq edhe e prekëse, Ermali ka bërë një panoramë të jetës së tij, duke përcjellë një mesazh shumë të qartë që secili duhet ta marr jetën ashtu siç i vjen.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga kantautori Pirro Çako, që është edhe pjesë e këtij videoklipi. Nuk mungojnë as aktorët e humorit të "Apartament 2 XL" si dhe këngëtari Dr.Flori. /Indeksonline/