E Diel, 1 Nëntor 2026

Erresira shqiptare eshekullit te 21-te ne SHBA

Nje banor i fshatit Shtuf ne komunen Ana e Malit te Shkodres ka perfunduar ne faqet e gazetes se njohur amerikane Los Angelos Times. Paradoksi qendron ne jeten e perditshme te ketyre banoreve te izoluar mes maleve dhe qe vazhdojne te ndricohen ende me driten e qirinjve.

E perzgjedhur mes mijera imazheve qe vijne nga e mbare bota Los Angelos Time e ka vendosur kete pamje te Shqiperise te shekullit te 21-te ne rubriken e saj te foto-lajm. Shkrepja eshte realizuar nga Armando Babani vetem pak kohe me pare ne kete fshat te thelle te malesise se Shkodres e cila qe prej disa ditesh eshte izoluar edhe nga reshjet e medha te debores ndersa energjia elektrike eshte nje luks per ta ne kete periudhe te vitit.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›