Ervin Kuman i trembet Shqiperise
Ndeshja e se shtunes ne Budapest do te jete nje derbi hollandez mes trajnereve Ervin Kuman e Ari Han.Trajneri i vendasve ka paralajmeruar te tijte te jene te kujdesshem nga strategjia e rivalit.
Kuman i druhet kundersulmit te Shqiperise, por ai pranon se Hungaria do te vuaje perpara pasi ka grumbulluar vetem dy sulmues.
Por sipas trajnerit ai do te kete ne dispozicion disa mesfushore qe dijne te shenojne, ku me i spikaturi eshte Hajnal.
Hungaria ka grumbulluar vetem nje pike ne dy ndeshjet e para ku barazoi me Danimarken e humbi me Suedine. Pas ndeshjes me kuqezinjte djemte e Kuman udhetojne drejt Maltes.