Ervin Salianji: Marrëveshja PS-Rithemelim ul besueshmërinë e opozitës

Deputeti demokrat Evin Salianji është kundër marrëveshjes për të cilën PS dhe Rithemelimi ranë dakord një ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve.
Salianji tha se të drejtat e opozitës sot janë të kufizuara. Sipas tij ngritja e 2 komisioneve hetimore nga 8 që ka kërkuar opozita kufizon të drejtën e hetimit parlamnetar.
Salianji tha se kjo marrëveshje ul besueshmërinë dhe ndikon negativisht në perceptimin e opozitës në shoqëri.
“Koha do të na konfirmojë që me Ramën asgjë nuk ndodh. I gjithë faktori ndërkombëtar ka kërkuar normalizimin. Nuk mund t’ja japim si bonus. Ne e kemi patur të drejtën dhe e kemi refuzuar. Çfarë kemi fituar? Kjo marrëveshje na ul besueshmërinë dhe ndikon negativisht në perceptimin e opozitës në shoqëri”, tha Salianji./vizonplus.tv/