E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervin Skela superoferte nga Rapidi i Bukureshtit

TIRANE- Pas ndeshjes ne Piatra Neamt kunder Rumanise mesfushori i kombetares shqiptare Ervin Skela ka marre nje oferte shume joshese nga Rapidi i Bukureshtit. Gazeta rumune ldquoSporturilorrdquo shkruan se presidenti i Rapidit George Dinu kerkon te firmose sa me shpejt me fantazistin shqiptar i cili edhe pa luajtur asnje ndeshje tregoi disa veprime te bukura te premten ndaj Rumanise.

Skela aktualisht eshte pa skuader dhe po stervitet me ekipin gjerman te Shalke 04. Por ai mund te lere pas shume vitesh Gjermanine pasi oferta e bere nga kreu i Rapidit shkon deri ne 400 mije euro ne vit. Gjithsesi mediat rumune shkruajne se per momentin gjithcka mbetet ne kuadrin e ofertes pasi nuk ka ndonje zhvillim konkret.

Rapidi i Bukureshtit eshte nje prej klubeve me te medhenj jo vetem ne Rumani por ne gjithe Ballkanin ndersa dallohet per nje tifozeri shume te zjarrte.

e.n/A.Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›