E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ervis Çela: Sali Berisha dhe PD janë simbol i të djathtës shqiptare në modernizëm

Ervis Çela nga “Shqipëria Bëhet” tha se Sali Berisha dhe Partia Demokratike janë simbol i të djathtës shqiptare në modernizëm. 

Në emisionin “Një Shqipëri” me Mentor Nazarkon, ai shtoi se pjesa e parimeve nuk ka ceduar.

“Vizioni është që në radhë të parë të kthehet meritokracia. Në vendin tonë e keqja nuk është nëse je me të majtën dhe të djathtën. Nuk është se je pjesë e PD-së për të thënë se je i djathtë, por PD-ja është emblemë e të djathtës shqiptare. Sali Berisha dhe PD-ja janë simbol i të djathtës shqiptare në modernizëm. Pjesa e parimeve nuk ka ceduar. Bërthama e njerëzve të djathtë kanë qenë ish-pronarët dhe të përndjekurit.

Ne po aspirojmë të shkojmë në BE dhe duhet të arrijmë ato standarde që të shkojmë atje. Toka është e copëzuar, por një investitor do mijëra hektarë tokë që të bëjë një investim. Nuk mundesh të arrish standarde dhe parime i vetëm,” tha Prof. Çela.

Çela: Në Shqipëri të thuash i djathtë apo i majtë është guxim i madh

Sipas kandidatit për deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare, janë të pakët votuesit të cilët u orientuan në bazë të programit për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre në Kuvend.

“Në ata që kanë dhënë votën jam i bindur se pak e kanë dhënë votën e tyre pasi kanë lexuar programin politik. Po të shikosh programet ka diskutim se cila është e majta dhe e djathta,” tha Prof. Çela.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›