E Martë, 3 Nëntor 2026

Erzeni, triumf mbi Pejën

Peja, si rrallëherë në aktivitetet e fundit, edhe pse është fituese e Kupës së Pavarësisë, në Ligën “Gjergj Kastrioti” ka zhgënjyer. Ka një sërë arsyesh për këtë paraqitje jo të mirë, të cilat trajneri Hysni Prelvukaj i ka deklaruar për Radio Televizionin Shqiptar

“Lojtarët kanë patur një vetëbesim të tepruar. Në momente të caktuara patëm momente të mira, mirëpo nuk mundëm të shkonim deri në finale. Pak ndikoi dhe nuk ishim të përgatitur dhe për sallën e ftohtë, prisnim të tjera ambiente në Tiranë”, nënvizon Prelvukaj

Ndërkohë Erzeni ka fituar 3-1 me Pejën dhe është mundur 1-3 me Dritën. Ilia Koja, trajneri i shijakasve, deklaron se kontingjenti është i limituar

“Kjo na ka penalizuar pak, pra kjo pjesa e dëmtimeve, por edhe që nuk kemi kontigjentin e duhur të lojtarëve”, nënvizon Koja.

Jo pak nervozizëm tek Peja. Nikqi që proteston tek gjyqtari Endri Zguri, Madej që ndëshkohet me karton të verdhë e të kuq dhe në fund dhe trajneri Prelvukaj përsëri me gjyqtarët

“I gjithë ekipi i Erzenit për çdo top ka shkuar tek gjyqtari dhe nuk e ka parë të arsyeshme ta largojë me ndonjë karton”, shpjegon trajneri Prelvukaj.

Por sa janë të aftë si Peja, ashtu dhe Erzeni për të mbrojtur apo për të fituar Ligën “Gjergj Kastrioti”

“Kemi potencial për këtë punë. Disa lojtarë që na kanë ardhur në momentet e fundit ende nuk janë përshtatur mirë me skuadrën”, tregon Prelvukaj

“Ne do të luftojmë në maksimum. Kemi një ndeshje me Tiranën pas disa ditësh dhe shpresojmë”, përfundon Koja

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›